
Një video po qarkullon në internet dhe tregon momentet pak përpara shpërthimit në Bejrut të Libanit.
Në të shihet një send i dyshimtë që hidhet drejt vatrës së zjarrit, dhe pak sekonda pasi bie në tokë ndodh shpërthimi thuajse apokaliptik.
Të shumtë janë ata që pretendojnë se shpërthimi u stimulua pas hedhjes së një bombe.
Por ky fakt nuk është konfirmuar ende, edhe pse dyshimet janë të arsyeshme.
Sipas Al Jazeera, autoritetet kishin të paktën gjashtë vite që e dinin për praninë e lëndës së rrezikshme në port.
Gjithçka nisi në vitin 2013, kur nitrati i amonit mbërriti aksidentalisht në portin e Bejrutit.
Nga shpërthimi kanë humbur jetën më shumë se 130 persona, dhe mijëra të tjerë janë plagosur. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





