Transmetuar më 06-08-2020, 13:55

Kryetari i Gjykatës së Tiranës, Petrit Çomo, e ka kaluar me sukses procesin e vetingut, duke u konfirmuar në detyrë.

Kjo pasi nga verifikimet e kryera sa i takon profesionalizmit, pastërtisë së figuriës dhe pasurisë, ka rezultuar pa probleme.

Në skedën e pasurisë të publikuar nga media rezultonte se Çomo ka paqartësi në deklarimin e një pjese të të ardhurave të cilat lidhen me dhënien me qira të një pasurie të paluajtshme.

Nga verifikimet e kryera u vu re pjesën kryesore të të ardhurave të gjyqtarit e zënë pasuri të trashëguara, por u gjetën disa paqartësi në lidhje me deklarimin e tyre në deklaratat e pasurive të disa viteve më parë, të cilat gjithsesi nuk e penguan për të mbajtur postin e tij. /a.y/noa.al