Transmetuar më 06-08-2020, 11:43
Foto ilustruese

Tre persona të dyshuar për një sërë vjedhjesh biçikletash në zona të ndryshme të Tiranës, janë vënë në prangat e policisë.

Efektivët e komisariatit Nr. 1, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për tre persona të dyshuar si autorë të vjedhjes së disa biçikletave, kanë bërë arrestimin e dy vëllezërve B. Sh., 18 vjeç., K. Sh., 17 vjeçdhe N. E., 13 vjeç, të tre banues në Kombinat.

Dy adoleshentët dhe i mituri, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur dy biçikleta, njërën në rrugën “Hoxha Tasim” dhe tjetrën në rrugën “Arkitekt Kasemi”.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se të dyshuatrit janë autorë dhe të disa vjedhjeve të tjera të biçikletave të ndodhura më parë në zonën e 15-katshit , “21 dhjetorit” dhe pranë Zogut të Zi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy biçikleta dhe mjetet që përdornin autorët për të kryer vjedhjet.

Ndaj tyre hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim. /a.y/noa.al