Transmetuar më 06-08-2020, 09:56
Foto ilustruese

Identifikohet autori i dyshuar i aksidentit me pasojë vdekjen, të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të Elbasanit.

Si i dyshuar është shpallur në kërkim Sh.B., 20 vjeç, banues në Elbasan.

Ai akuzohet se mbrëmjen e së mërkurës te sheshi “Gensher”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, të marrë me qira ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D.Gj., 57 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij. /a.y/noa.al

Elbasan/ Makina përplas për vdekje kalimtarin në mes të qytetit, pas aksidentit largohet nga vendngjarja