Transmetuar më 05-08-2020, 19:31

Një 42-vjeçar nga Gjirokastra ka vënë në alarm familjarët e tij pasi prej disa ditësh nuk ka asnjë kontakt me ta.

Denoncimi është bërë nga familjarët, të cilët kërkojnë ndihmë për gjetjen e Gentian Vrekës.

Ditë më parë ai u largua nga banesa për të mos u kthyer më.

Për më tepër, 42-vjeçari, thonë familjarët, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Për herë të fundit ai është parë në lagjen 18 Shtatori, në afërsi të një kopshti fëmijësh.

Humbjen e të afërmit të tyre familjarët e kanë denoncuar edhe në Policinë Gjirokastër, por deri tani as policia nuk ka rënë në gjurmët e 42-vjeçarit.

Policia po punon për gjetjen e tij, duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve. /k.k/noa.al/