Transmetuar më 05-08-2020, 18:21

Alfred Lela ka zbuluar një nga pasionet e tij të fshehura: nudizmin.

Gazetari dhe analisti Alfred Lela është fotografuar krejtësisht nudo, në lumin e Stupes.

Ai ka vendosur një gjethe për të mbuluar pjesët më intime të trupit, para se fotografi Fation Plaku të shkrepte foton.

Alfred Lela shoqërohej gjatë këtij udhëtimi përtej romancës nga Rudina Jasini, pedagoge shqiptare e fushës së drejtësisë në Oksford.

Ndërkohë që fotografi Fation Plaku nuk ka qenë i vetëm kur ka gjetur Lelën nudo, duke ekspoluar lumin bashkë me Jasinin.

Ai ka qenë me grupin e punës që promovon bukuritë natyrore të Shqipërisë, "rri në Shqipëri".

Ndërkaq, ligjërisht në vendin tonë është e ndaluar shfaqja e nudizmit në ambjente publike.

Madje në Shqipëri nuk ekzistojnë fare plazhe për të apasionuarit e nudizmit.

Alfred Lela, megjithatë, nudizmin duket se e ka çështje pasioni.

Ai edhe gjatë një debati televiziv me kryeministrin Edi Rama, teksa pretendonte se ishte dhunuar nga policia në një nga protestat për mbrojtjen e Teatrit, në debat e sipër hoqi pantallonat në studio./NOA.al