Transmetuar më 05-08-2020, 18:06
Foto ilustruese

Një 25-vjeçar është aksidentuar nga makina pasditen e sotme.

Ngjarja u raportua në fshatin Raboshtë të Lezhës.

Mësohet nga burimet zyrtare se i riu me inicialet K.B ishte duke ecur në këmbë në momentin e aksidentit.

Ai ka marrë plagë të rënda dhe kjo ka detyruar autoritetet shëndetësore që ta nisin me urgjencë drejt Tiranës, në Spitalin e Traumës.

Më herët, drejtues i makinës që aksidentoi 25-vjeçarin e kishte dërguar në Spitalin e Lezhës.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes. /k.k/noa.al/