Vllaznia pak ditë pasi siguroi mbijetesën në Kategorinë Superiore, falë fitores ndaj Besëlidhjes në një ndeshje "play-out", ka nisur përgatitjet për edicionin e ri.
Drejtuesit e Vllaznisë mësohet se kanë arritur akordin me tranjerin e ri. Ai pritet të jetë kroati me pasaportë gjermane, Thomas Brdariç.
Gjatë karrierës së tij, Brdarië ka drejtuar gjithashtu ekipin e Shkëndijës së Tetovës.
Trajneri që pret të marrë drejtimin e Vllaznisë ka luajtur disa ndeshje me Kombëtaren gjermane nga 2002 deri më 2005.
Pas marrëveshjes, pritet thjesht zyrtarizimi i tij, në stolin kuqeblu.
Hysen Dedja u emërua trajner i Vllaznisë në javët e fundit të këtij sezoni dhe pasi i suguroi qëndrimin në Kategorinë Superiore, është larguar për t’i hapur rrugë një emri të huaj./NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd