Transmetuar më 05-08-2020, 13:40

Rënia nga lartësia e një punëtori nga një pallat në ndërtim e sipër në Tiranë, ka bërë që të vihet në pranga inxhinieri i firmës.

Nga efektivët e komisariatit Nr. 1 në kryeqytet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 47 vjeç, me detyrë inxhinier për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi S. P., 44 vjeç, pronari i firmës ndërtuese,

Gjithçka pasi ditën e djeshme, në rrugën “Hoxha Tahsim”, ka rënë nga lartësia si pasojë e mosvendosjes së barrierave mbrojtëse në skelën e ndërtuar, gjatë kohës që po punonte, punëtori P. N., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. /a.y/noa.al

Një person në Tiranë, bie nga pallati ku punonte

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd