Transmetuar më 05-08-2020, 13:21

Një person i shpallur në kërkim gjatë operacionit antidrogë të koduar, “Agimi”, ka rënë në prangat e policisë së Fierit.

I arrestuari është K. L., 28 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i 28-vjeçarit u bë pasi Prokuroria Fier ka nxjerrë urdhër ndalimi ndaj tij, si bashkëpunëtor në veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, me shtetasit L. M., dhe N.M.,të arrestuar më datë 30 korrik.

Gjatë operacionit u sekuestruan 5.1 kg kanabis, municion luftarak dhe një sasi parash.

Ndaj të ndaluarit materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme procedurale. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd