
“Duket një sulm terrorist!” Janë këto fjalët e Presidentit amerikan Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë, disa orë pas shpërthimit shkatërrues në portin e Bejrutit, në Liban, duke shkaktuar rreth 100 të vdekur dhe 4000 të plagosur.
Trump deklaroi më tej se SHBA janë të gatshme për të ndihmuar Libanin.
“Kam takuar disa nga gjeneralët tanë dhe duket se nuk bëhet fjalë për një incident. Sipas tyre, të cilët e dinë më mirë se unë, mendohet se është bërë një sulm. Një bombë e çfarëdo lloji”, u shpreh Trump.
Nga të dhënat e para, dyshohet se shkak për shpërthimin e ndodhur pranë portit, u bë një sasi e madhe nitrati amoni, e cila ishte vendosur në depo pasi u kap nga një anije tregtare në vitin 2014. Bëhet fjalë për 2700 tonë lëndë toksike që është përfshirë në shpërthim. Shpërthimi ishte ekuivalent me rreth 3 kilotonë TNT, 20% e madhësisë së bombës bërthamore që shkatërroi Hiroshimën. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





