Transmetuar më 05-08-2020, 09:34

Shirat e rrëmbyer të rëna gjatë natës dhe era e fortë, kanë sjellë rrëzimin e një peme të madhe në Gjirokastër.

Pema u rrëzua në aksin kombëtar Gjirokastër-Kakavijë, pranë Lazaratit.

Për pasojë u bë bllokimi i rrugës në të dyja anët, duke krijuar radhë mjetesh.

U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të bërë zhbllokimin e rrugës, e cila shkaktoi bllokim të qarkullimit gjatë gjithë mëngjesit. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd