
Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore austriake dhe sllovene, janë arrestuar në pikën kufitare të Qafë Thanës.
Bëhet fjalë për dy persona nga Maqedonia, të akuzuar për trafik droge dhe mashtrim.
Efektivët e policisë kufitare Qafë Thanë, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit policinë e Korçës, Pogradecit dhe Interpol Tiranën, bënë ndalimin e dy të shpallurve në këtrkim ndërkombëtar.
Bëhet fjalë për R. D., 53 vjeç, banues në Stërmnicë, Tetovë dhe S. R., 39 vjeç, banues në Labunishta, Strugë.
Gjatë përpunimit të dokumentacionit të tyre në hyrje të Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare, konstatuan se Gjykata Austriake kishte caktuar ndaj shtetasit R. D., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafik droge” për të cilën bazuar në Kodin Penal Austriak parashikohet dënimi deri në 15 vite burg.
Gjithashtu edhe shtetasi S. R., rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Koper, Slloveni kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrim kundër qeverisë”, për të cilën bazuar në Kodin Penal Slloven parashikohet dënimi deri në 8 vite burg. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





