Transmetuar më 04-08-2020, 09:30

Qarku i Shkodrës është pasuar nga një varg ndryshimesh në radhët e socialistëve.

Drejtori i Tatimeve në Shklodër, Herion Jashari është larguar nga detyra.

Në vendin e tij është emëruar Myzafer Bushi, i cili më parë ka qenë drejtori i Degës së Thesarit Shkodër.

Po ashtu pritet që drejtimi i socialistëve në qarkun e Shkodrës, të merret nga Ilir Beqja.

Në këtë mënyrë mënjanohet ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Këto ndryshime vijnë në kuadër të riorganizimit të Partisë Socialiste. /a.y/noa.al