Transmetuar më 03-08-2020, 20:53

Angelo Tafas është futbollisti më i ri i Kukësit.

Portieri 20-vjeçar ka firmosur sot për dy vjet me Kukësin, që drejtohet nga Skënder Gega. Portieri i ka dalë nga akademia e AEK në Greqi dhe ka lindur ne shtetin helen, përderisa edhe mbiemri i tij është helenizuar.

Tafas ka zhvilluar vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i verilindorëve. Portieri nga Elbasani ka përfaqësuar edhe Shqipërinë U19, ndërkohë që ka pasur mundësinë të jetë i grumbullar edhe nga Kristian Panuçi me ekipin e parë Kombëtar.

Tafas do të bashkohet me ekipin ditën e enjte kur edhe nisin përgatitjet për Kupat e Europës. Prej ditësh, Tafas ka zhvilluar stërvitje individuale me ish-futbollistin tonë, Roland Peqini.

Skeda e Lojtarit:

Emri: Angelo Tafas

Mosha: 20 vjeç

Kombësia: Shqiptar

Gjatësia: 1.84 m

Pozicioni: Portier

Klubet e mëparshme: Shqipëria U21, AEK

/NOA.al