Transmetuar më 03-08-2020, 20:32

Një video e patransmetuar më parë është publikuar nga Daily Mail, dhe që tregon momentet pak përpara se afro-amerikani George Floyd të vritej nga policia.

Materiali filmik nis me ardhjen e policisë në vendin e ngjarjes, ndërsa Floyd në ato momente gjendej brenda automjetit.

“Ju lutem oficer, mos më qëlloni”, Floyd i drejtohet policit duke qarë.

Në ato momente, oficeri ia kishte drejtuar armën afro-amerikanit, dhe i tha se nuk do e qëllonte.

Floyd i rezistoi arrestimit, ndërsa policia u detyrua ta vendosë atë në pjesën e pasme të makinës, duke u thënë atyre se vuan nga klaustrofobia dhe ankthi.

Afro-amerikani ndërroi jetë më 25 maj në Minneapolis të SHBA-së, pasi njëri nga katër oficerët ia vendosi gjurin në qafë për më shumë se tetë minuta, ndërsa ai i thoshte policisë që nuk mund të merrte frymë. /k.k/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd