Transmetuar më 02-08-2020, 12:46
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Shkodër.

Një sherr mes dy të rinjve, gjatë ditës së sotme, ka degjeneruar në përdorimin ethikave, ku për pasojë është goditur një 20-vjeçar.

Si pasojë i riu ka mbetur i plagosur dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas uniformave blu, dyshohet se i riu u qëllua me thikë nga një 24-vjeçar pas një konflikti që ka ndodhur në ambientet e jashtme të një bar-kafeje në lagjen Skënderbeg.

Ky shtetas pas një konflikti verbal ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E.Gj. 20 vjeç.

Ky i fundit është arrestuar në flagrancë nga policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./noa.al/