Dhjetë të vdekur vetëm në 24 orët e fundit, sërish shifër alarmante të prekurish me koronavirus në Kosovë
Transmetuar më 01-08-2020, 15:47

Shifra të tjera shqetësuese në Kosovë. Raportohen 10 të vdekur si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 434 persona prej të cilëve rezultuan 224 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 8.554 raste nga 36.943 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 236 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.730 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.588.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Kaçanik 13 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe komuna Shtime 1 rast.

Në gjithë botën janë prekur me shumë se 17 milionë njerëz të prekur nga COVID.

Raportohet se kanë vdekur më shumë se 600 mijë të tjerë dhe janë shëruar mbi 10 milionë pacientë.

/NOA.al

Loading...