
Një surprizë e papritur në një martesë, ku një grua u shfaq papritur, duke ndërprerë një ceremoni martesore, dhe duke bërtitur se është shtatzënë me dhëndrin.
Videoja përfundoi në rrjetin social Tik Tok, duke tërhequr vëmendjen e rrjetit.
Në klipin prej disa sekondash, shihet edhe reagimi i nuses dhe i gjithë të pranishmëve.
Gjithçka ndodh teksa prifti po lexonte betimet e çiftit.
“Anthony! Shtiresh sikur nuk më njeh? Nuk e ke marrë ilaçin tënd sot? E di që më dëgjon! Sillesh sikur nuk më njeh… Kam këtu fëmijën tënd!”, bërtiti gruaja, para se të largohej nga të afërmit e nuses.
Gjithë skena që gjeni më poshtë është filmuar në Detroit, Michigan, SHBA, duke përfunduar në rrjetet sociale. /a.y/noa.al
https://www.facebook.com/noanews/posts/10163675428585198
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





