Vrasje dhe tentativë vrasje, ekstradohen nga Britania dy persona/Emrat
Transmetuar më 01-08-2020, 11:53

Dy persona të dënuar për vrasje dhe për tentativë vrasje, janë ekstraduar nga Britania drejt vendit tonë.

Paraditen e sotme, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, drejt vendit tonë, i Hektor Mahmutaj, 45 vjeç, lindur në Fier dhe Ronaldo Kolndreu, 21 vjeç, lindur në Tiranë.

Mahmutaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 25 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vitin 1997, Hektor Mahmutaj, pranë rrugës automobilistike të fshatit Bejar, Mallakastër, ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. J.

Ndërsa Ronaldo Kolndreu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 15 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Në vitin 2018, në ambientet e fabrikës së këpucëve, Ronaldo Kolndreu ka plagosur me thikë shtetasin S. B.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u bë i mundur arrestimi i tyre në Londër dhe ekstradimi drejt vendit tonë. /a.y/noa.al/a.y/noa.al

Loading...