Transmetuar më 01-08-2020, 10:07

Koronavirusi i merr jetën një ish-zyrtari të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë.

Bëhet fjalë për Shefqet Berishën, i cili është ndarë nga jeta një ditë më parë.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije kolegu i tij Bashkim Përçuku bashkë me një mesazh.

“Morëm lajmin e hidhur për vdekjen e kolegut tonë të dashur Shefqet Berisha nga virùsi Covid-19. I shprehim ngushëllime familjes, kolegëve dhe shoqërisë, duke e përkujtuar përgjithmonë, si intelektual, profesionist, vizionar, i pa lodhshëm, i buzëqeshur, të gjitha”, shkruan Përçuku

Berisha ka mbajtur rolin e ish-drejtorit të Departamentit për Burime Njerëzore në Gjykatën Kushtetuese.

Një ditë më parë në Kosovë u raportuan 15 të vdekur si pasojë e Covid-19 si dhe 226 raste të reja. /a.y/noa.al