“Mik i ditëve të vështira”/ Ish moderatorja shqiptare tregon si e ka njohur biznesmenin 37-vjeçar që u gjend i vdekur në banesën e tij
Transmetuar më 31-07-2020, 22:39

Biznesmeni që u gjet i pajetë sot në vilën e tij në Farkë ishte një i njohur i ish moderatores Dajana Shabani, prej shumë vitesh.

Shabani shkruan se njihej me Eugert Lazajn, që kur ai ishte 18 vjeç dhe nuk i besohet që ai nuk jeton më.

Në reagimin e saj moderatorja thotë se ai ishte miku i saj i ditëve të vështira.

“Nuk më besohet  që ti nuk jeton më! Të njoh që 18 vjeç, dhe ti meritoje me jetu!!! Qofsh i parajsës miku i ditëve të vështira!!!”, shkruan Shabani, teksa ka ndarë me ndjekësit dhe një foto të të ndjerit.

Eugert Lazaj, 37-vjeç, u gjet i vdekur  në shtëpinë e tij brenda një kompleksi shumë të njohur vilash në zonën e Farkës.