Transmetuar më 31-07-2020, 16:28

Situatë alarmante në Kosovë nga koronavirusi. Institucionet shëndetësore atje kanë raportuar për 15 të vdekur në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, 226 raste të reja i janë shtuar të infektuarve, nga 459 testime.

“Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët”, thuhet në njoftim

Ditën e sotme, bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, janë shëruar 115 të infektuar. /k.k/noa.al/