Transmetuar më 31-07-2020, 16:09

Në 24 orët e fundit tre pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin, të cilët prej disa ditësh ndodheshin në spital.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 56-vjeçar dhe një 76-vjeçar nga Tirana, me disa bashkëshoqëruese, dhe një 90-vjeçar nga Elbasani, tha Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Vihet re një ulje e rasteve të reja ditore, ku nga 500 testime kanë rezultuar pozitivë 79 persona.

Po ashtu, është ulur edhe numri i atyre që marrin ndihmë në dy spitalet Covid.

Janë 115 paciente, prej të cilëve 16 në terapi intensive dhe 5 në intubim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, nga 3 raste Fier, Lushnje, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Divjakë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2952, që nga fillimi i epidemisë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd