E varrosën, pas 40 ditësh të riut i gjejnë varrin hapur! Tmerri i familjes dibrane
Transmetuar më 31-07-2020, 14:46

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në 20 qershor në fshatin Valikardhë të qarkut të Dibrës, ku gjeti vdekjen një 36-vjeçar, i cili sipas informacionit zyrtar të policisë, dyshohet të jetë vetëvarur, u trajtua sot në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, por grupi hetimor vazhdon hetimin, për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pas ceremonisë mortore të të riut, familjarët e tij pas 40-ditësh nga vdekja e të riut janë terrorizuar me ngjarjen horror, e cila i ka tronditur të gjithë. Varri i familjarit të tyre pas një jave nga dita e varrimit, është gjetur i hapur.

“Një veprim horror si ky nuk ishte pare apo dëgjuar ndonjëherë”, shprehet motra e viktimës.

Por vëllai i viktimës, në anën tjetër, tregon se varri i të vëllait pas vdekjes është gjetur i hapur dy ë brenda 40-ditësh. Ata kanë shkuar për të bërë ritualin që bëjnë familjet shqiptare, kur vdes një i afërm, dhe aty janë përballur me horrorin që nuk ka fjalë ta shpjegojnë.

Varri gjendet i hapur dhe familjarët njoftojnë menjëherë policinë e zones. Pas ekspertizës varri u mbyll, por pas kësaj, pasi afroi rituali i 40-ditorit familjarët e gjejnë përsëri të hapur varrin. Nuk afrohen dot te varri, por as nuk e dine nëse brenda tij është ende trupi i të vëllait.

Motra e viktimës: Ne vijmë nga një familje me një edukatë të mirë, prinderit e mi janë dy njerëz të thjeshtë dhe njerëz me dinjitet. Jemi rritur me një frymë shumë të dashur me njëri tjetrin. Unë flisja shpesh me vëllain tim dhe madje 4 herë në ditë dhe nuk kishim kuptuar asnjë problem te ai. U kthye nga emigrimi në 2018 dhe krijoi familje dhe erdhi në jetë një fëmijë djale. Por ai punonte në Bulqizë në minierë dhe aty për shkak të pandemisë u ndërpre puna dhe ai po e përjetonte keq. Ai çon bashkëshorten te prinderit e saj dhe vet qëndroi te banesa e nënës, aty qëndroi disa ditë para se të gjendej i vdekur. Ai bisedonte me mamin normalisht dhe nuk kishte shprehur ndonjë shqetësim te mami, madje kafja e fundit e ka pirë me mamin në 5 -qershor, i ka thënë mamit që do shihemi në orarin e drekës. Ai telefonoi atë ditë mamin dhe i tha që jam shumë larg dhe nuk kthehem dot.

Familjarët u shqetësuan shumë dhe më informuan dhe mua, unë e telefonoja pa fund por ai nuk më përgjigjej, vetëm herën e fundit ka qenë data 8- qershor, e pyeta çfarë ke, a ke ndonjë shqetësim, edhe ai më tha vetëm kaq që jam larg dhe nuk kam asgjë. Bashkëfshatarët tanë kanë pohuar pas vdekjes që e kanë parë në rrugë në fshat. Mami ka folur dhe ai i ka thënë se kishte telefonin pa karikim. Jam shumë larg vetëm kaq ka thënë. Nusja e vëllait pohon se është shumë keq. Lajmin e morëm nga një bari i cili e ka parë vëllanë dhe ata kanë njoftuar xhaxhallarët e mi. Familja ime mori njoftim edhe nga policia. Një javë pas vdekjes së vëllait një zonjë që kishte shkuar te varri i një familjari kishte parë varrin hapur edhe kishte njoftuar familjen time. Unë u terrorizova. Ka pasur vëllai histori dashurie të mëparshme e cila mbaroi me paqe dhe aq ishte dashuria. Kaq mund të them, sepse nuk di për anën tjetër.

Vëllai i viktimës: Unë e përjetova shumë keq, varri ishte i dhunuar, herën e parë dheu ishte i hequr plotësisht, ndërsa herën e dytë më pak. Unë njoftova policinë, erdhi eksperti bëri foto, ata më pohuan që do ja çojmë prokurorisë, shkova aty te prokuroria e Peshkopisë, ata më pohuan se dosja nuk ka shkuar akoma. Kjo hapja e varrit ka katër pesë ditë pas varrimit u hap. Pastaj përsëri u hap pas një jave. Nuk e di nëse ka folur me bashkëshorten apo jo kohët e fundit. Por mesa di nuk ka folur nga ajo çfarë ka thënë. Unë e pash trupin e vëllait nuk kishte asnjë shenje tjetër veç te fyti vetëvarja. Tani mbrapa vdekjes disa bashkëfshatar më pohojnë që e kanë parë, në gjendje të mirë. Por nga momenti i vetëvrasjes unë nuk di çfarë të them se nga se vdiq, si vdiq, asgjë nuk di. Pas ceremonisë së vëllait ajo iku nga ne. Nuk e di sa ditë nga vetëvrasja kishte trupi, por nga këqyrja ime dukej që ishte i freskët. Nuk dimë asgjë, mister vdekja, mister hapja e varrit.

Nusja e viktimës: Jam takuar nga data 3 qershor herën e fundit, ai më tha se do shkoj në Greqi dhe kur të mbërrij do të telefonoj unë. Marrëdhënia ime me të ka qenë shumë e mirë, veçse kemi pasur edhe ekonominë shumë të dobët, kishte 6-muaj që nuk punonte, thjeshtë merrnim një asistencë prej punës. Vendimin e morëm bashkë vendimin për tu larguar në Greqi dhe më tha shko te prindërit e tu dhe unë sapo të sistemohem do tu marr edhe juve. Ai kishte marrë edhe një garanci nga pronari grek që e priste. Unë e shikoja që fliste pa fund me pronarin. Takimi fundit ishte ky që ai më tha që do shkoj në Greqi dhe do mërzitem shumë për djalin edhe për ty por do ju marrë me kamera dhe do ju shohë. Unë kam marrë informacion nga familjarët e burrit që është dhunuar varri.