Transmetuar më 31-07-2020, 12:59

Nga Kryegjyshata botërore e Bektashinjve, i shoqëruar me krerët e klerit në vend, Presidenti Ilir Meta dha një mesazh me rastin e gestës së Kurban Bajramit.

Ai uroi që edhe politika të mësojë të marrë këtë shembull të frymës së mirëkuptimit.

“Uroj që politika të marrë këtë shembull mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për interesa të qytetarëve, por besoj se populli do udhëhiqet nga kjo harmoni që frymëzojnë këta udhëheqës të nderuar që bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të edukuar qytetarët me vlerat hyjnore, njerëzore, qytetare dhe atdhetare”, u shpreh Meta.

Ai shtoi se qëllimi dhe objektivi madhor mbetet anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe duhet të punojmë për të hequr çdo pengesë sa më shpejt që frenon këtë ëndërr.

Kjo sipas tij, “Që të mos na ikin të rinjtë e që ata që kanë ikur të kthehen siç shprehu besimin e tij Papa Françesku në vizitën e tij në Tiranë, që shqiponjat do të kthehen në shtëpinë e tyre”. /a.y/noa.al

LIVE – GËZUAR KURBAN BAJRAMIN! Prononcim për mediat nga Selia e Kryegjyshatës Botërore

LIVE – GËZUAR KURBAN BAJRAMIN! Prononcim për mediat nga Selia e Kryegjyshatës Botërore

Publiée par Ilir Meta sur Vendredi 31 juillet 2020