Mbyten dy persona në lumin Buna, njëri fëmijë/ Emrat
Transmetuar më 31-07-2020, 09:50

Dy persona janë mbytur në rrethana të mistershme në lumin Buna në Shkodër.

Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e djeshme, e enjte, në fshatin Dragjat të Dajçit.

Dyshohet se duke u larë janë mbytur Dhurim Arra 39 vjeç dhe Frenki Pëllumbaj 14 vjeç.

Trupat e dy të mbyturve janë gjetur vetëm mëngjesin e sotëm nga kërkimet e polumbarëve.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

Loading...