Transmetuar më 31-07-2020, 08:10

Në dallim nga vitet e tjera falja e madhe e Kurban Bajramit nuk u mbajt në sheshin “Skënderbej” dhe as në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por me një numër shumë të reduktuar besimtarësh brenda në xhami.

Në videon më poshtë mund të shikoni pamje nga ceremonia e faljes e mëngjesit të sotëm, në xhaminë e Kokonozit (Pazari i Ri), Tiranë.

Duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë bëri me dije një ditë më parë se namazi i Kurban Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë.

Ceremonia qendore e Kurban Bajramit, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, u zhvillua në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë. Në orën 06:30 u bë falja e Namazit dhe në 06:35 Hytbeja e Kurban Bajramit, nga kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu.

U ftuan të gjithë besimtarët të respektojnë masat e mëposhtme të sigurisë; Marrja e abdesit të kryhet në shtëpi; Të mbahet maska nga çdo besimtar; Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale; Mbajtja e distancës fizike gjatë faljes; Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve; Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami; Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup si dhe të shfrytëzohen materialet dezinfektuese në hyrje të çdo xhamie. /a.y/noa.al

Drejtpërdrejt nga ceremonia e faljes në xhaminë e Kokonozit (Pazari i Ri), TiranëKomuniteti Mysliman i Shqipërisë ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Kurban Bajramin!

Publiée par Komuniteti Mysliman i Shqipërisë sur Jeudi 30 juillet 2020