Transmetuar më 30-07-2020, 20:42

Opozita e Bashkuar nesër do të mbajë një qëndrim zyrtar mbi listat dhe Këshilin Politik, ku edhe është bërë pjesë, lidhur me miratimin e Reformës Zgjedhore.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se Opozita e Bashkuar do të dalë nesër me një qëndrim zyrtar, pas ndryshimeve kushtetuese.

Pas marrëveshjes së 5 qershorit, votimi sot në Kuvendi i ndryshimeve kushtetuese pa konsensusin e opozitës jashtë parlamentit, duket se ka tensionuar situatën politike në vend.

Krerët e partive të opozitës u mblodhën sot në selinë blu dhe dolën me një deklaratë.

Por pasdite, Lulzim Basha priti edhe ambasadorët më të rëndësishëm në vendin tonë, dhe pas konsultimeve me ta, duket se ka marrë edhe një vendim, për stretegjinë që do të ndjekë Opozita e Bashkuar, pas vendimit të sotëm të Kuvendit.

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim bashkë me ambasadorin e BE Luigi Soreca dhe atë të Britanisë së Madhe Duncan Norman, vetëm pak çastë më parë ishin në selinë blu ku kanë zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Ata kanë qëndruar në zyrën e Bashës për rreth gjysmë ore, ndërkohë që në fokus të diskutimeve besohet se ishte retorika në distancë mes tij dhe kryeministrit Edi Rama sa i takon dialogut për Reformën Zgjedhore.

Takimi i tyre erdhi pak orë pasi Kuvendit miratoi vendimin për ndryshimet kushtetuese që parashikojnë hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, kritere këto që nuk kishin konsensus të gjerë.

/NOA.al