As maska, as distanca! ‘Leksioni’ i deputetëve sot: raki dhe meze me mish për t’u mbrojtur nga COVID! (FOTOT)
Transmetuar më 30-07-2020, 19:25

Deputeti socialist i Kuvendit, Spartak Braho, shtroi sot një drekë për miqtë dhe shokët e tij, teksa sot mori edhe një dekoratë.

Në atmosferën festive, duke drekuar në tryezë, ndonëse shumica ishin në moshë të thyer ashtu si edhe Braho, dukej qartë që nuk respektoheshin masat anti-COVID, si vënia e maskës, apo distanca sociale.

Për më tepër, Braho dhe miqtë e tij, disa prej të cilëve deputetë, shijuan një dregë goxha të mirë: ku në meze mbizotëronte mish i bollshëm dhe rakia.

Rakia u konsiderua në fillimet e pandemisë si një ilaç i mundshëm për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Dhe duket nga fotot se Braho me shokë i kanë besuar sot më tepër rakisë, për t’i mbrojtur nga virusi, sesa masave anti-COVID.

/NOA.al