Humb jetën nga koronavirusi studenti i arkitekturës, rektori: Bersanti, i ri me ambicie dhe arritje të shumta profesionale
Transmetuar më 30-07-2020, 19:01

Ishtë student i shkëlqyer ia rkitekturës, kishte ëndrra për të realizuar në jetë. Por ky vit i vështirë për njerëzimin ishte fatal për studentin nga Kemonica, Bersant Rahimaj.

Ndarja e paritur nga jeta, veç dhimbjes së madhe në familje, ka prekur tërë qytetin universitetin ku ai studionte dhe mbarë opinionin publik

Virusi COVID-19 i ka marrë jetën mbrëmë të riut nga Kamenica, Bersant Rahimaj, i cili ka qenë student i shkëlqyer në Fakultetin e Arkitekturës në UBT.

Bersanti ndërroi jetë pasi nuk arriti t’i bëjë ballë këtij virusi, me ç’rast rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Rahimaj.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin që studenti jonë, Bersanti, humbi betejën nga virusi COVID-19. Bersanti ishte një djalë i ri që kishte ambicie dhe arritje të shumta profesionale, mbi gjitha ishte student i dalluar në fushën arkitekturës".

"Kosova humbi një profesionist në formim e sipër, familja humbi më të dashurin e tyre, me ç’rast, në emër të UBT-së, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të rektorit Hajrizi, drejtuar familjes Rahimaj.

Rektori Hajrizi me theks të veçantë u ka bërë apel qytetarëve të Kosovës, që të respektohen masat dhe rekomandimet kundër COVID-19 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës. Ai theksoi se secili duhet t’u përmbahet rekomandimeve në mënyrë që ta ruajmë vetën, të afërmit dhe të tjerët.

Sakaq, Kosova regjistroi më së shumti vdekje në botë nga Covid 19 në 24 orët e fundit

Plot 16 persona kanë vdekur vetëm në 24 orëshin e fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me koronavirus.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes komunikatës së përditshme, ku u bë e ditur se janë konfirmuar si pozitive edhe 258 raste të reja.

Sipas statistikave, Kosova ka regjistruar më së shumti vdekje në botë nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Ëord Meters e radhit të parën Kosovën, sipas mesatares së nxjerrë për kokë banori.

Në 1 milionë banorë, Kosova radhitet e para me 9 vdekje, derisa pas Kosovës, Brazili me 7 vdekje.

Deri më tani nga koronavirusi në Kosovë kanë vdekur 212 persona, kurse në 24 orët e fundit është shënuar shifra më e lartë e të vdekurve për 24 orë që nga fillimi i pandemisë, mes të cilëve humbi jetën edhe studenti i arkitekturës./NOA.al

Loading...