Transmetuar më 30-07-2020, 17:31

Deputeti socialist, Eljo Hysko është njëri prej parlamentarëve që rezultoi pozitiv me virusin korona.

Ai ka bërë një status në Facebook, ku thotë se gjendja shëndetësore është e mirë pas trajtimit mjekësor.

Ka një apel të gjithë që të mos e neglizhojnë këtë situatë, dhe bën thirrje për zbatimin e masave mbrojtëse.

Postimi:

Të dashur miq,

Ju falenderoj nga zemra për interesimin e sinqertë ndaj meje dhe familjes time pas publikimit të lajmit në media.

Fatmirësisht gjendja ime shëndetësore pas trajtimit mjekësor është shumë e mirë.

Mirënjohje për punonjësit e palodhur të shëndetësisë që këto ditë përballen me rrezikun dhe punojnë për të shpëtuar jetë.

Virusi është i rrezikshëm dhe ka goxha pasoja serioze ndaj jua them nga zemra bëni kujdes vendosni maskën, ruani distancimin social dhe higjenën personale.

Le t’i japim një dorë mjekëve në punën e tyre duke u bërë edhe më të kujdesshëm në jetën tonë të përditshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd