Transmetuar më 30-07-2020, 17:24

Skënder Gega merr drejtimin e Kukësit, pas largimit të Orges Shehit.

Gega ka arritur marrëveshjen me kryebashkiakun dhe presidentin e nderit të Kukësit, Safet Gjici.

Ish-timonieri i Partizanit që e shpalli atë kampion një vit më parë ulet në vendin e trajnerit të larguar sot, Orges Shehi.

Gega do t’i bashkohet Kukësit ditën e hënë, kur edhe do të prezantohet zyrtarisht dhe do të nisë menjëherë nga përgatitjet për kupat e Evropës, si dhe ndërtimin e skuadrës së ardhshme.

Në kontratë Skënder Gega ka pranuar si klauzolë që të në fund të sezonit të ardhshëm të shpalllë Kukësin kampion.

Kukësi pak orë më parë njoftoi zyrtarisht se trajneri Orges Shehi nuk do të jetë më trajner i kësaj skuadre. Pas përfundimit të sezonit, "presidenti dhe trajneri kanë rënë dakord për të mos vazhduar më aventurën së bashku. Megjithëse një trajner i ri në eksperiencë, presidenti i besoi trajnerit Shehi një nga ekipet më të mira që Kukësi ka pasur", tha në deklaratën zyrtare Kukësi.

Edhe në merkato, javën që vjen pritet të ketë ndryshime në radhët e verilindorëve./NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd