Transmetuar më 30-07-2020, 14:12
Gjin Gjoni

Gjyqtari Gjin Gjoni i shpëton procesit të vetingut. Në mbledhjen e zhvilluar online ditën e sotme, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar dorëheqjen e tij.

Pranimi i dorëheqjes është bërë me 8 vota pro dhe dy kundër.

Gjyqtari i Apelit Tiranë, Gjin Gjoni, paraqiti dorëheqjen në KLG më 17 korrik.

Kërkesën e tij e argumentoi me faktin se drejtësia është në kolaps si dhe ka përmendur sulmet që i janë bërë.

Po ashtu Gjoni pretendon se procesi i vetingut, “nuk është i barabartë për të gjithë”.

Sipas Gjonit, “Vetingu kalohet vetëm nëse i shërben politikës”. /a.y/noa.al