Transmetuar më 30-07-2020, 13:08
Aida Hajna

Me vota unanime, Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi ditën e sotme, Aida Hajnaj, si drejtuese të Byrosë Kombëtare të Hetimit, e njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare.

Në këtë mënyrë zv.drejtoresha e Policisë së Shtetit merr drejtimin e BKH.

U deshën tetë muaj hetime që prokuroria e posaçme SPAK të përzgjidhte Hajnan për ta dërguar më tej emrin e saj në KLP.

Kjo pasi SPAK, konkludoi se kandidatët e tjerë Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj nuk i plotësonin kriteret. /a.y/noa.al