Transmetuar më 30-07-2020, 12:22

Në seancën e sotme parlamentare pritet votimi i ndryshimeve kushtetuese, Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh me kravatën e vendosur.

“Revolution” ose Revolucion në shqip, shkruhej në kravatën e vendosur nga kreu i qeverisë, i cili duket se e cilëson revolucion ndryshimin e sotëm.

Gjithçka duke folur për hapjen e listave në zgjedhje, në mënyrë që sipas tij, çdo qytetar të zgjedhë jo vetëm partinë, po edhe deputetin që do.

Sipas Ramës, Partia Socialiste do ta zgjerojë aleancën me popullin edhe përmes hapjes së listave, duke i dhënë mundësinë mbështetësve të saj të vendosin kush e meriton t’i përfaqësojë në Kuvendin e Shqipërisë. /a.y/noa.al

Sot në Kuvend – HAPIM LISTAT QË ÇDO QYTETAR TË ZGJEDHË JO VETËM PARTINË, PO EDHE DEPUTETIN QË DO😊 Partia Socialiste do ta zgjerojë aleancën me Popullin edhe përmes hapjes së listave, duke i dhënë mundësinë mbështetësve të saj të vendosin kush e meriton t'i përfaqësojë në Kuvendin e Shqipërisë. Kush ka frikë nga populli nuk e meriton besimin e tij! #ListatëHapura🤝#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️

Publiée par Edi Rama sur Jeudi 30 juillet 2020