
Kryeinfermierja e spitalit Infektiv, Merita Sefa, e cila prej muajsh po përballet me pacientët e infektuar me koronavirus, drejton një mesazh për të gjithë qytetarët.
Ajo thotë se ndodhen në mëdyshje me popullin pasi nuk po i besojnë, ndonëse shprehet se virusi është një përbindësh.
Sefa kërkon që qytetarët të mbajnë maskë, në mënyrë që të shpëtohen sa më shumë jetë.
“Akoma përballemi me përbindëshin virus. Jemi në një fazë që as vetë s’dimë si ta shpjegojmë. Jemi në mëdyshje me popullin. Nuk po na i besojnë një gjë të tillë. Virusi është një përbindësh dhe jemi të alarmuar. Jo se ka munguar ndonjë gjë. Ne jemi në këmbë. Jemi të lodhur se jemi njerëz por kështu do qëndrojmë deri në fund. Të gjithë bashkë. Por të gjithë duhet të sensibilizohen. Një maskë ndan çdo gjë nga e keqja. Një maskë shpëton një jetë njeriu. Populli të na mirëkuptojë me këtë pjesë. Lufta është shumë e ashpër. Duhet sensibilizim që të jemi më të sigurtë”, thotë Sefa në mesazhin e saj. /a.y/noa.al
https://www.facebook.com/noanews/posts/10163666618550198
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





