Transmetuar më 30-07-2020, 08:05

Një person ka mbetur i vrarë pas një konflikti me një tjetër, i cili kishte hyrë në arë për të vjedhur misrin.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 23:05 të së mërkurës, në Xhafzotaj, Shijak.

Dy vëllezërit Fiqeri Çalliku, 65 vjeç dhe Fadil Çalliku, 63 vjeç, të cilët ishin në tokën e tyre dyshohet se pas një konflikti çasti me një person janë dëmtuar me mjet prerës, ku Fiqeri Çalliku, 65 vjeç, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit.

Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje.

Aktualisht vijon puna për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /a.y/noa.al