Transmetuar më 29-07-2020, 23:04

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:10, në lagjen "Emin Matraxhiu", ku një person dyshohet se është vrarë me thikë.

Dyshohet se viktima është një 23-vjeçar, me inicialet R.R., ndërsa nuk dihen ende shkaqet.

I riu është transportuar menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e rënda.

Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit./noa.al/