Transmetuar më 29-07-2020, 19:20

Autoritetet italiane të Milanos kanë arrestuar një të ri shqiptar, në qytezën e Trezzo sull’Adda.

Bëhet e ditur se 28-vjeçari u kap në rrugë duke shitur kokainë.

Pasi i vunë prangat, policia shkoi për kontroll në banesën ku jetonte shqiptari dhe gjetën shumën prej 45 mijë eurosh.

Sa i përket ngjarjes, i riu u pa nga një patrullë teksa ecte në rrugër dhe po bisedonte me një burrë.

Policia vendosi t’i kryente një kontroll, duke zbuluar se i kishte dhënë dozën e kokainës. /k.k/noa.al/