Transmetuar më 29-07-2020, 16:09

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dy persona të prekur me koronavirus në dy spitalet COVID.

Ministria e Shëndetësisë thotë se njëri prej tyre nuk vuante nga sëmundje të tjera.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid1, një 68 vjeçare nga Shijaku me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Ka humbur jetën në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi, një 60 vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera, tha Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Nga 502 testime, kanë rezultuar të prekur 108 persona. Problematike shfaqet situata edhe në spital.

Shtohet numri i të shtruarve, dhe atyre që kanë nevojë për mjekim të specializuar. Kështu, 125 pacientë po marrin shërbim mjekësor, nga të cilët 17 në terapi intensive dhe 7 në intubim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 52 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Berat, Pogradec, Prrenjas, Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2830, që nga fillimi i epidemisë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd