Qeveria e Kosovës: Qytetarëve të Shqipërisë nuk do iu kërkohet testi i koronavirusit
Transmetuar më 29-07-2020, 11:53
Qemal Minxhozi, Armend Zemaj

Qeveria e Kosovës vendos që qytetarëve që hyjnë nga Shqipëria të mos ju kërkohet testi i koronavirusit.

Ky fakt u bë me dije ditën e sotme nga ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, pas takimit që pati me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

“Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve e Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk i kërkohet testi për COVID-19”, shkruan Zemaj.

Ai argumenton se vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parimin e reciprocitetit dhe si rrjedhojë, nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët nga Lugina e Preshevës. /a.y/noa.al