Transmetuar më 28-07-2020, 19:50

Mësohet nga burime të sigurta se për Partizanin, Ilir Daja është alternativë e vetme për stolin, pas mbylljes së kampionatit.

Partizani kërkon të ilë në stol Ilir Dajën, për t’u rikthyer sezonin tjetër te titulli kampion.

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, është emri më i përfolur këtë merkato në Shqipëri sa i takon trajnerëve. Por ai insiston se do të mbyllë sezonin me Skënderbeun dhe do të presë vendimin e Gjykatës Federale, më pas do të vendosë për të ardhmen e tij.

Daja kërkon ta mbyllë me nder aventurën te Skënderbeu, edhe pse skuadra korçare për shkak të një dënimi, mbetet në pritje të rikthimit në Kupat e Europës.

"Matematikisht ka ende shpresë. Meqë nesër është dhe mbyllja e kampionat, do të donim të merrnim fitore për t’ua dhuruar tifozerisë korçare", tha Daja.

Lidhur me interesimin e Partizanit ai shtoi:  Nesër kemi ndeshjen e fundit. Ua kam kërkuar dhe lojtarëve, gjej rastin t’i përshëndes për kampionatin me gjithë vështirësitë që pati, që edhe dihen, jo tërmeti apo pandemia".

"Kemi pritur përgjigjen nga Gjykata Federale, u shprej Ilir Daja. "Jam trajner i Skënderbeut dhe ndihem mirë në Korçë, sepse Korça nën drejtimin ka patur rezultate historike. Disa mbase e kanë harruar që është i vetmi ekip në UEFA që ne dhe një ekip izraelit, i kemi kaluar të katërta raundet drejt grupeve nga dy herë".

"Nuk ka trokitur Partizani, por dhe klube nga kampionati shqiptar dhe jashtë tij, por u kam dhënë të njëjtën përgjigje që pres përgjigje se pres përgjigje nga Gjykata Federale dhe  pastaj do të mësojmë se ç’do bëhet me Ilir Dajën dhe Skënderbeun", konfirmoi Ilir Daja./NOA.al