“Opozita priste të arrestohej Dako, çoi në burg komisionerët e saj. Rama thotë: kemi vjedhur të gjithë,  PS+ PD+LSI “
Transmetuar më 28-07-2020, 15:11

"Të rejat nga Dosja e vjetër, 339 …"

OPINION NGA ARTAN HOXHA

Po pse e trazuat o mavrinj. Ishte mirë ashtu e arkivuar, dhe bënit zhurmë  kot për të trembur popullin.

Ja e hapët!!

E çfarë fituat????!!!

Opozita që priste të arrestohej të paktën, Gjyshi (Vangjush Dako), çoi në burg komisionerët e vet…

Po pse çfarë kujtonit ju, se SPAK-u do niste fushatën elektorale për llogari tuajën, për zgjedhjet e ardhshme, që tani në fund të korrikut?!

Po pse ata te SPAK-ut, çfarë janë???

Shqiponja që vlen në male?!!!!

Njerëz si ne, prej gjaku e mishi janë.

Pse ata, nuk e kanë dëgjuar atë parrullën në stadium:

“O arbitër mbaj drejtësi, se ke grua dhe fëmijë”…

Dhe me e bukura, hetimin e kanë bërë dy prokurore të SPAK, që vazhdimisht e majta i ka akuzuar si lidhje të PD-së në prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ndërsa Rama, i ngazëlluar, ka gjetur “trapin” që do e nxjerë pa lagur, matanë lumit Erzen.

Rama thote: 14 komisionerë të arrestuar për vjedhje votash janë të PD+LSI, vetëm 8 janë të  PS”…

Ububuja!!!!

Hapu dhe të futemi!!!!

Konkluzioni, jemi të gjithë hajdutë!!!

Të gjithë kemi vjedhur, kush më shumë, e kush më pak.

Madje nuk kanë vjedhur vetëm votën e popullit që ka votuar, por kanë vjedhur dhe votën e popullit, që nuk ka votuar fare.

Madje edhe të atij që nuk ka qenë fare në Shqipëri.

Por të paktën Rama thotë që kemi vjedhur të gjithe, PS, PD, LSI.

Ndersa kazani i Agushit, ka një alibi edhe më “fantastike”.

Media e tij shkruan:

“Tre qendrat e votimit janë në Shetel dhe dy Rubjekë. Por cilat ishin rezultatet e votimit në 2017 në këto tre qendra me manipulimet që u bënë, krahasuar me 2013?

Në tabelën e siguruar nga Report TV, evidentohet se në tre qendrat, PD-ja ka një ngritje nga 2013 në 2017 me +48 vota, PS-ja me +20, ndërsa më shumë rritje ka LSI-ja me 111 vota plus më shumë në 2017 kur u bënë manipulimet krahasuar me 2013. Ndërkohë që në 500 qendra të qarkut të Durrësit, PS-ja ka rritje me 16 përqind, ndërsa në tre qendrat e votimit që u bënë manipulimet 2 përqind…”.

Per zotin ky është i madh fare, ia kalon dhe vet “Babës” për fantazi të shfrenuar.

“Baba”, e pranon me qejf të madh, se kanë vjedhur të gjithë bashkë!!!!

Madje është edhe i kënaqur për këtë punë!!!

Jo or jo, nuk është i kënaqur Agushi!!!

Agushi, thote se, “ata” të PD+LSI, janë aq maskarenj, sa kanë vjedhur jo vetëm “Babën”, por u kanë vjedhur votën edhe Avdylajve vetë.

Sipas kësaj llogjike, njerëzit më të pafajshem në këtë histori, janë Avdylajt!!!

Nuk e kuptoj xhanëm, si vazhdojnë dhe i mbajnë në burg kot …

/NOA.al