Transmetuar më 28-07-2020, 11:53

Një grua me banim në Durham të Anglisë, u bë viktimë e një eksperience të pakëndshme, teksa zbuloi në pjatën e pulës së gatuar që bleu të gatshme, një mi të ngordhur brenda.

Ajo tregon se nuk ka reshtur së vjelli për 12 orë rresht.

57-vjeçarja Cath McCall Smith, bleu një pjatë me pulë të gatuar, në rrjetin e dyqaneve Tesco.

Pasi e ngrohu ushqimin dhe nisi të hante, në një moment preku me pirun, diçka që mendoi se ishte kockë. Por gruaja mbeti e shokuar, kur pa në pjatë një mi të ngordhur.

Ajo i ndau pamjet e zbulimit të tmerrshëm në rrjetet sociale, duke i ftuar konsumatorët që të mos blejnë më në rrjetin e këtyre marketeve.

“Ajo që zbulova në pjatë më bëri që të vjell për 12 orë rresht”, shkoi gruaja.

Nga ana e saj kompania deklaroi se kjo është hera e parë që ndodh një incident i tillë, duke paralajmëruar nisjen e një hetimi për rastin.