Transmetuar më 28-07-2020, 09:50

Presidenti Ilir Meta shprehet kundër ndryshimeve në Kushtetutë, të cilat po diskutohen në Këshillin Politik.
Gjithçka teksa mazhoranca synon hapjen e listave në zgjedhje dhe mos lejimin e koalicioneve parazgjedhore.
Për të shprehur kundërshtinë e tij për ndryshimet kushtetuese, Meta citon fjalët e ish-Presidentit amerikan Abraham Lincoln.
“Mos ndërhyni në asgjë në Kushtetutë. Ajo duhet të ruhet, sepse është e vetmja mbrojtje e lirive tona”, shkruan Meta. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






