Transmetuar më 27-07-2020, 22:53

Ndërron jetë ish futbollisti i FC Ballkanit, në Kosovë Skënder Kuqi.
Skënder Kuqi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi I futbollit FC Ballkani me anë të një statusi në Facebook.
Skënder Kuqi ishte infektuar me koronavirus më 24 korrik, më pas ishte shtruar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.
KF Ballkani i ka shprehur ngushëllime familjes dhe e ka përkujtuar atë me respekt për kontributin e tij në zhvillimin e sportit në Therandë./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





