Transmetuar më 27-07-2020, 18:57

Nisur nga situata e rënduar me koronavirusin në vend, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndihmuar autoritetet shëndetësore shqiptare.

Në Institutin e Shëndetit Publik janë dhuruar nga USAID 29 mijë teste.

Kjo është pjesë e ndihmës që SHBA jep për të përballuar epideminë e COVID-19.

“USAID/Albania dorëzoi 29,000 komplete testimi në Institutin e Shëndetit Publik, si pjesë e ndihmës së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, në përgjigje të pandemisë së COVID-19.

Që nga shpërthimi i pandemisë, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka angazhuar më shumë se 1.5 miliard dollarë ndihmë nëpërmjet Departamentit të Shtetit dhe USAID, posaçërisht me qëllimin për të luftuar pandeminë”, thuhet në mesazhin e ambasadës. /k.k/noa.al/