









Ditën e sotme, çifti i njohur Turjan Hyska dhe Orinda Huta, bëjnë tre vite që janë martuar.
Moderatori i njohur i ka bërë një dedikim mjaft të bukur bashkëshortes, teksa ka ndarë fotografi nga dasma.
Ai i premton se do e dojë edhe në 97 vitet e tjera të jetës, teksa ditën e dasmës e cilëson si ditën e tyre.
“27/07/2017 Ja pra Orinda Huta ka ardhur koha që mos ta mbajmë më sekret! Le ta themi publikisht që ne të dy kemi 3 vite martuar… Gëzuar shpirt! Për 97 vitet e tjera mbaj përgjegjësi që do te dua, pastaj nuk i dihet jetës! Ka qenë një ditë magjike sepse kishte shumë dashuri brenda, sepse ishte dhe do mbetet dita jone! Të dua”, shkruan Turi bashkëngjitur fotos ku djeg shaminë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





