
Një shqiptar i shpallur në kërkim u arrestua nga policia italiane e Ceggia. Bëhet fjalë për një grabitës të dhunshëm, i cili së bashku me bandën ku bënte pjesë, grabiti në Gjermani një familje.
Arrestimi i tij u bë gjatë së dielës, teksa shqiptari i moshës 25-vjeçare ishte fshehur dhe punonte në një agriturizëm.
Ndaj shqiptarit të arrestuar, është lëshuar një urdhër arresti europian.
25-vjeçari shqiptar është gjithashtu i njohur në Itali, edhe për shpërndaje droge.
Gjykata gjermane e Mülheim an der Ruhr, e ka shpallur në kërkim në nëntor 2018 për grabitje në një banesë, ku pronarët u lidhën, dhunuan dhe grabitën.
Shqiptari duhet të vuajë 15 vite burg, ndërkohë që ndalimi i tij në Itali, u bë me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





